Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku diskutuan mbi situatën aktuale politike dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin institucional ndërmjet dy vendeve.
Sali theksoi rolin aktiv dhe konstruktiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit.
Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë jo vetëm shtete fqinje dhe miqësore, por edhe vende me aspirata të përbashkëta për integrimin europian dhe bashkëpunimin strategjik.
“Në takimin me Presidentin Bajram Begaj diskutuam mbi situatën aktuale politike në vend, ku shkëmbyem mendime dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve tona, si dhe në planin kombëtar mes popujve tanë.Me këtë rast theksova se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po përfaqësohen në mënyrën më të mirë, duke luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv në institucionet shtetërore, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në proceset kyçe që lidhen me stabilitetin, zhvillimin demokratik dhe perspektivën europiane të vendit.Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, përveçse janë shtetet miqësore fqinje, janë edhe dy vende që kanë aspirata të përbashkëta në rrugën europiane”, shkruan Sali në Facebook.