KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Nuk kam kohë as për fëmijët e mi”, Zelensky si rrallë herë flet për jetën personale

“Nuk kam kohë as për fëmijët e mi”, Zelensky si rrallë herë flet për jetën personale

Presidenti i Ukrainës ka folur për sfidat personale, pas disa vitesh konflikti me Ukrainën.

Volodymyr Zelensky vlerësoi gjithashtu punën e civilëve për të rregulluar sistemet energjetike të Ukrainës pas sulmeve të përsëritura ruse, në mes të një dimri jashtëzakonisht të ashpër.

Të enjten, ai tha se Rusia lëshoi 420 dronë dhe 39 raketa, duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke dëmtuar ndërtesa.

Zelensky tha se kishte “njerëz fenomenalë” që po riparonin furnizimet me energji elektrike mes një dimri “shumë të vështirë”.

“Dua të them, ky ishte dimri më i ashpër për disa dekada… minus 20… natën minus 30”, deklaroi ai.

Presidenti foli edhe për sakrificat e bëra nga civilët.

“Gjithashtu me civilët, të cilët janë vërtet shumë të dobishëm gjatë kësaj lufte… kishim ekipe absolutisht heroike që rinovuan energjinë elektrike, sistemin energjetik dhe gjithashtu patëm humbje sepse i bënë riparimet nën sulmet me raketa”, tha ai.

Por Zelensky pranoi se roli dhe përgjegjësitë e tij presidenciale kishin lënë gjurmë në familjen e tij.

“Gjatë luftës, nuk jam babai më i mirë… sepse nuk kam shumë kohë për fëmijët e mi”, deklaroi ai si rrallë herë.

“Unë jam presidenti i Ukrainës, nuk e krahasoj punën time… sepse zgjedhja ime… është detyra. Zgjedhja ime është Ukraina. Kjo është arsyeja pse thashë se nuk jam baba i mirë gjatë luftës”, shtoi lideri ukrainas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.