Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se, sipas informacionit të siguruar nga zyrtarët kufitarë të Malit të Zi, rruga që lidh vendin tonë me këtë shtet mbetet e mbyllur për kamionë për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre.
Për automjetet e udhëtarëve, qarkullimi zhvillohet normalisht dhe me pajisje dimërore, ndërsa pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana e Qendrës Kombëtare është e kalueshme dhe pa probleme.
Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë të pranishme në terren, dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë sapo kushtet të përmirësohen. /Telegrafi/