KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

E dashura e yllit të Real Madridit shkakton ‘kaos’ në Karnavalin e Rios

E dashura e yllit të Real Madridit shkakton ‘kaos’ në Karnavalin e Rios

Influencerja braziliane, Virginia Fonseca, ishte një nga figurat më të përfolura të Karnavalit në Rio de Janeiro, ku debutoi në një nga rolet më prestigjioze të paradës së sambës – mbretëreshë e shkollës ‘Academicos do Grande Rio në Sambadrome Marques de Sapucai’.

Ajo mori këtë rol nga aktorja e njohur Paolla Oliveira dhe performoi në një shfaqje artistike me temë “A Naçao do Mangue”, kushtuar lëvizjes kulturore që lindi në Recife në vitet ’90, me figura qendrore Chico Science dhe grupin Naçao Zumbi.

Prania e saj shkaktoi interes të jashtëzakonshëm publik dhe mediatik.

Virginia Fonseca

Para paradës, ajo realizoi një transmetim live në Tëitch ku fansat ndoqën përgatitjet, kostumin dhe atmosferën prapa skenës, me rreth gjysmë milioni shikues.

Kur u drejtua drejt vendit të grumbullimit, turma e fotografëve dhe gazetarëve krijoi një rrëmujë të madhe, duke e detyruar sigurimin të ndërhyjë për t’i hapur rrugë.

Virginia Fonseca

Fonseca është në lidhje me futbollistin e Real Madrid Vinicius Junior, të cilit i kushtoi një simbolikë personale – një zbukurim në dhëmb me numrin 7.

Sipas mikut dhe kolegut të saj influencer Lucas Guedez, reagimi i publikut dhe vëmendja që mori këtë herë ishte diçka që ai nuk e kishte parë kurrë më parë gjatë viteve që e njeh. /Telegrafi/

Virginia Fonseca

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.