KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori Ajeti: Emri i Prishtinës përditësohet në platformat gjermane të udhëtimeve

Ambasadori Ajeti: Emri i Prishtinës përditësohet në platformat gjermane të udhëtimeve

Falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik të Kosovës, dy nga platformat më të mëdha gjermane të udhëtimeve, HolidayCheck dhe CHECK24, kanë korrigjuar përkatësinë e destinacionit Prishtinë, duke e ndryshuar nga forma e mëparshme “Priština” në “Prishtina” ose “Pristina”.

Në një njoftim për media, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e vlerësoi këtë sukses si rezultat të bashkëpunimit të qytetarëve dhe diplomacisë aktive.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, tha Ajeti.

Ajeti gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të raportojnë çdo rast të pasaktësive të ngjashme në institucionet apo kompanitë gjermane.

“Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”, u shpreh amabasadori

Ky korrigjim shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e emrit dhe identitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe pasqyron angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve kosovare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.