Një gjyshe palestineze po përpiqet të kujdeset për 17 nipër e mbesa në një ndërtesë të dëmtuar rëndë në Qytetin e Gazës, duke u përballur me mungesa të mëdha ushqimi, karburanti dhe nevojash themelore.
Mona Hassan, 50 vjeçe, e cila humbi burrin dhe djalin e saj në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, jeton në zonën e “Vijës së Verdhë” të lagjes Zeitoun në një ndërtesë pa mure.
“Ne jetojmë në rrezik. Meqenëse jetoj afër vijës pranë hebrenjve, e gjithë jeta jonë është në rrezik. Në çdo moment, çdo gjë mund të na ndodhë”, tha Hassan.
Ajo përshkroi mbledhjen e druve dhe materialeve të mbeturinave , për të ndezur zjarre për gatim për shkak të mungesës së madhe të gazit.
“Për të ushqyer fëmijët e mi dhe të vegjlit që kam, duhet të gatuaj. Jemi të detyruar, duhet të luftojmë vetëm për të ngrënë,. Është shumë, shumë e lodhshme”, tha ajo.
Hassan tha se zhurmat e vazhdueshme të të shtënave, shpërthimeve dhe lëvizjeve të tankeve gjatë gjithë natës krijojnë një presion të madh psikologjik, së bashku me vështirësitë fizike.
“Natën ndonjëherë nuk mund të flemë. Nuk jemi në gjendje të zhvendosemi përsëri, nuk kemi më energji, as forcë, as shëndet”, vazhdoi ajo, duke shtuar se ndërtesa që ata janë është në rrezik shembjeje.
Pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, e cila supozohej të përfshinte rihapjen e kalimeve kufitare, Hassan tha se kushtet nuk janë përmirësuar. /AA/