Ditën e sotme (e hënë) fansat e Big Brother VIP kanë pasur mundësinë të ndjekin një moment reflektimi të rëndësishëm në Dhomën e Rrëfimit.
Në një video të publikuar në Instagram nga llogaria zyrtare e programit, banori Rogerti flet hapur për marrëdhënien e tij me Mirin, me të cilin në fillim kishte debate të ashpra dhe mosmarrëveshje.
Por me kalimin e kohës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, raporti i tyre ka ndryshuar dukshëm.
Foto: Instagram
Nga akuzat dhe ofendimet e forta, tani duket se mes Mirit dhe Rogertit ka lindur një shoqëri e sinqertë.
Te dhoma e rrëfimit, Rogerti ka folur pikërisht për Mirin, duke shprehur ndjesinë se i duket sikur Miri e do atë dhe se do të qëndrojë pranë tij për të vëzhguar sjelljet e tjerëve në lojë.
Fjalët e Rogertit në dhomë të rrëfimit:
“I sinqertë, i pastër, Miri bën lojën e vet. Mua më duket sikur mua më do.
Sinqeritetin e Mirit do e nxjerrë ai vetë, jo unë.
Unë nuk ja nxjerr dot, unë vetëm do të rri me të dhe do të vëzhgoj kundërshtarët, ta shoh a po bën ndonjë gjë gabim apo nuk po bën ndonjë gjë gabim, me Selin apo me dikë tjetër.
Por Miri do të shkojë në finale bashkë me mua dhe do të kënaqet si e fitoi dhe si nuk e fitoi çmimin, për këtë jam i bindur.
Është konkurrencë në fund të fundit. 100 mijë euroshin me ja ruajt djalit, po unë dua edhe për të bërë disa kavalerizëm që dua unë për të bërë.
Ai e do 100 mijë euro për punë e tij që do e mësojmë, por më shkon në mëndje që e ka për t’a ndarë me pjesëtarët e Dr. Florit që e përgëzoj.
Edhe unë e kam deklaruar që po e fitova, 20 mijë euro do ja jap unë atij”. /Telegrafi/