KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Vuçiq i ankohet Putinit për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Vuçiq i ankohet Putinit për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, e ka prezantuar këtë të fundit me aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëria-Kroaci.

Vuçiq tha se diskutimi me Putinin përqendrohej kryesisht te furnizimi me gaz, duke njoftuar se Serbia ka siguruar një zgjatje tremujore të kontratës së gazit me kushte shumë të favorshme.

“Zgjatja është në të njëjtat kushte: gjashtë milionë metra kub gaz në ditë, me fleksibilitet të madh në rast të motit të ftohtë ose përmbytjeve”, tha Vuçiç, duke falënderuar Putinin për bashkëpunimin.

Përveç gazit, Vuçiq tha se ka diskutuar me Putinin edhe për çështje ndërkombëtare, përfshirë Ukrainën, Lindjen e Mesme, Iranin, si dhe për Kosovën dhe Republikën Serbe.

Deklaratat e Vuçiq janë parë si përpjekje për të dëshmuar një raport të afërt me Rusinë, duke nënvizuar një pozicion proaktiv në çështje strategjike dhe energjetike, ndërsa prezantimi i “aleancës” përbën një mesazh të drejtpërdrejtë politik dhe ushtarak ndaj rajonit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.