Mediumet austriake i kanë dhënë jehonë përballjes Austri – Kosovë, vetëm pak minuta pasi u tërhoq shorti për Ligën e Kombeve.
“Dardanët” kanë rënë në grupin B3, aty ku ndodhen edhe kombëtaret si Austria, Izraeli si dhe Republika e Irlandës.
Për Austrinë, përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda njihet mjaftë mirë, meqenëse i ka drejtuar drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave austriake, ku shumica e tyre e kanë vendosur pikën kryesore te Foda.
“Një ribashkim me Fodan! Këta janë kundërshtarët e Ligës së Kombeve për Austrinë”.
“Ritakohemi me një emër të vjetër te kombëtarja e Austrisë. Kosova e ka trajner ish përzgjedhësin e Austrisë Franco Foda”, shkruan “skysportaustria.at”.
“Rangnick kundër Fodas! Në shortin e hedhur në Bruksel, kombëtarja e Austrisë u tërhoq në Ligën B dhe do të takohet me Izraelin, Irlandën dhe Kosovën”, shkruan “heute.at”.
Ndërkohë, mbetet të shihet se kur do të bëhet publik orari i ndeshjeve për Kosovën, me ciklin kualifikues që do të nis në muajin shtator./Telegrafi