KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova mëson kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve

Kosova mëson kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve

Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, pas tërheqjes së shortit që u bë sot (e enjte) në Bruksel.

Kundërshtarët e Kosovës në Ligën B janë këto kombëtare:

Izraeli

Austria

Republika e Irlandës

Ndeshjet e para janë planifikuar nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.

Fituesit e secilit grup në Ligën B do të sigurojnë ngjitjen në Ligën A për sezonin pasardhës, ndërsa kombëtarja e vendit të fundit do të bie në Ligën C.

Përveç kësaj, përzgjedhjet e vendeve të dyta dhe të treta nga secili grup do të avancojnë në ‘play-off’-et e ngjitjes/rënies nga kategoria, të cilat luhen në dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë.

Vendet e dyta nga Liga B do të përballen me vendet e treta nga Liga A për ngjitje, ndërsa vendet e treta nga Liga B do të luajnë për mbijetesë kundër vendeve të dyta nga Liga C./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.