KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Familja dhe Kosova, arsyeja e vendimit tim të madh” – pas prezantimit, Valon Berisha tregon pse e la Norvegjinë

“Familja dhe Kosova, arsyeja e vendimit tim të madh” – pas prezantimit, Valon Berisha tregon pse e la Norvegjinë

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka rrëfyer arsyet që e shtynë të largohej nga Norvegjia për ta përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Edhe pse ishte pjesë e rëndësishme e Norvegjisë dhe kishte regjistruar 20 paraqitje me përfaqësuesen skandinave, Berisha vendosi të bëjë një hap emocional dhe historik, duke iu bashkuar Kosovës në vitin 2016.

Që atëherë, ai ka zhvilluar 52 ndeshje dhe ka realizuar katër gola me fanellën dardane. Vendimi i tij nuk u kundërshtua nga federata norvegjeze.

Në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit të tij të ri, Zurich, Berisha theksoi se motivi kryesor ishte familja dhe lidhja me vendin e origjinës.

“Dua të them se ishte familja ime arsyeja që vendosa. Prindërit e mi janë nga Kosova. Ishte shtet i ri dhe përfaqësuese e re. Doja të ndihmoja. Norvegjia është shtet i pasur, e Kosova shtet i ri i dalë nga lufta. Kam shumë familjarë aty dhe doja të ktheja diçka”, ka thënë Berisha.

Sa i përket momenteve më të veçanta në karrierën e tij, ai veçoi ndeshjen historike ndaj Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, ku realizoi dy gola në humbjen 5-3 në Southampton.

“Ishte moment i madh për mua. Po ashtu arritja me RB Salzburgun në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Për një ekip austriak të arrijë deri në atë fazë ishte diçka e madhe. Por, edhe të luash me Lazion ishte moment i madh. Kisha momente të mëdha”, është shprehur Berisha.

Karriera e tij ka qenë e mbushur me sfida dhe vendime të rëndësishme, por zgjedhja për ta përfaqësuar Kosovën mbetet një nga më domethënëset në rrugëtimin e tij futbollistik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.