Një person rreth 44-vjeç ka ndërruar jetë në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas një aksidenti me rënie nga lartësia.
Viktima fillimisht ishte dërguar nga Spitali i Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së.
Ai ka bërë të ditur se pacienti, mashkull, i lindur në vitin 1982, kishte pësuar lëndime të shumta trupore.
“Pacienti kishte rënë nga lartësia. Kishte lëndime të shumta trupore, politraumë të rëndë, gjendje jostabile. Nuk u ka përballuar lëndimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente”, ka thënë Syla.
Ngjarja mbetet nën hetime për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.