KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për dhunim, viktima ishte raportuar e zhdukur

Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për dhunim, viktima ishte raportuar e zhdukur

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale dhunim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin shtesë 24-orësh.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 shkurt rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar më 21 shkurt, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës, femër kosovare.

Viktima ishte raportuar dy ditë më parë nga familjarët e saj si person i zhdukur.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.