Close Menu
    What's Hot

    Del raporti nga autopsia, Klinika e Gjinekologjisë tregon arsyen e vdekjes së foshnjës

    December 19, 2025

    “Ndërtimtaria është infuzioni i ekonomisë”, Faton Hoxha tregon pse kërkesa për blerje banesash nuk po bie në Kosovë

    December 19, 2025

    Abdixhiku premton mbështetje për çiftet e reja: Pa familje të forta nuk ka shtet të fortë

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Del raporti nga autopsia, Klinika e Gjinekologjisë tregon arsyen e vdekjes së foshnjës
    • “Ndërtimtaria është infuzioni i ekonomisë”, Faton Hoxha tregon pse kërkesa për blerje banesash nuk po bie në Kosovë
    • Abdixhiku premton mbështetje për çiftet e reja: Pa familje të forta nuk ka shtet të fortë
    • Orban: Arritëm të ndalojmë BE‑në që t’i shpallë luftë Rusisë, por ka edhe një lajm të keq
    • Sadiku: Konkursi për 172 vende pune në ShSKUK pa transparencë dhe pa përgjigje
    • Anthony Joshua – Jake Paul, gjithçka që duhet të dini rreth super meçit të boksit
    • FSK realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”
    • LSDM: Kemi dorëzuar inciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e Rezolutës
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Hafiz gagica

    Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për veprimtarin Hafiz Gagica

    korrektpressBy korrektpressDecember 19, 2025 Hafiz gagica 2 Mins Read
    Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për veprimtarin Hafiz Gagica
    Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për veprimtarin Hafiz Gagica
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro ndihmë financiare për veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë që kërkon trajtim të kushtueshëm mjekësor.

    Vendimi u miratua në mbledhjen e Qeverisë, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Gagica ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet ’90 në organizimin politik të diasporës shqiptare dhe në mbështetjen e institucioneve të pavarura të Kosovës. Sipas Kurtit, gjendja shëndetësore e tij kërkon kujdes të veçantë dhe shpenzime që familja nuk ka mundësi t’i përballojë.

    Në mbështetje të këtij vendimi, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, vlerësoi rolin jetik të Hafiz Gagicës në proceset që çuan drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Gagica “ka të drejtë të presë solidaritetin e institucioneve të Kosovës, të njëjtin solidaritet që ai e tregoi pa hezitim për Kosovën në kohën e kërcënimit më të madh”.

    Gërvalla rikujtoi se gjatë viteve ’90-ta, Gagica ishte një nga figurat kyçe në organizimin dhe forcimin e sistemit paralel të Kosovës në arsim, shëndetësi dhe furnizim ushqimor, në kohën e represionit të ushtruar nga Serbia. Sipas saj, ai ishte bartës kryesor i organizimit të mërgatës shqiptare në Gjermani dhe Evropë, duke shërbyer si urë lidhëse mes Kosovës dhe shteteve evropiane.

    Një rol i veçantë, sipas Gërvallës, ishte edhe organizimi i vizitave dhe udhëtimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe delegacioneve të tjera kosovare në Gjermani, Zvicër, SHBA dhe vende të tjera evropiane, përmes qendrës së veprimtarisë që Gagica drejtonte në Shtutgart.

    Ajo përmendi gjithashtu angazhimin e tij në organizimin e protestave dhe demonstratave të shqiptarëve në Gjermani, duke veçuar tubimin e vitit 1998 në Bonn, ku rreth 100 mijë pjesëmarrës kërkuan lirinë e Kosovës dhe ndaljen e shtypjes serbe, një nga protestat më të mëdha të organizuara ndonjëherë nga një komunitet jo-gjerman në Republikën Federale të Gjermanisë.

    Hafiz Gagica ka shërbyer si kryetar i LDK-së për diasporë dhe ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

    TË TJERA

    Kosova vendos regjim vizash për Fixhin

    Qeveria nis procedurat për ngritjen e Memorialit për Familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në Itali

    Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 280-të të Qeverisë në detyrë

    Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 280-të të Qeverisë në detyrë

    Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 280-të të Qeverisë

    “Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e masave”, Kurti: Shpresoj që pas zgjedhjeve edhe opozita t’ia heq masat Kosovës

    Ambasada amerikane: Synojmë bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

    LEXO GJITHASHTU

    Del raporti nga autopsia, Klinika e Gjinekologjisë tregon arsyen e vdekjes së foshnjës

    December 19, 2025

    “Ndërtimtaria është infuzioni i ekonomisë”, Faton Hoxha tregon pse kërkesa për blerje banesash nuk po bie në Kosovë

    December 19, 2025

    Abdixhiku premton mbështetje për çiftet e reja: Pa familje të forta nuk ka shtet të fortë

    December 19, 2025

    Orban: Arritëm të ndalojmë BE‑në që t’i shpallë luftë Rusisë, por ka edhe një lajm të keq

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Sadiku: Konkursi për 172 vende pune në ShSKUK pa transparencë dhe pa përgjigje

    December 19, 2025

    Anthony Joshua – Jake Paul, gjithçka që duhet të dini rreth super meçit të boksit

    December 19, 2025

    FSK realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.