Vesa Vllasaliu ka reaguar publikisht ndaj komenteve negative që ka marrë në rrjetet sociale për peshën e saj pas lindjes së vajzës, të cilën e ka sjellë në jetë dy muaj më parë me futbollistin Mirlind Daku.
Përmes disa InstaStory-ve, Vesa ka vendosur të sqarojë situatën dhe të dërgojë një mesazh të fortë për standardet e bukurisë dhe presionin ndaj nënave të reja.
“Le ta sqarojmë një gjë. Një grua që ka lindur para 2 muajve nuk është ‘e trashë’. Ajo është mami”, shkroi ajo.
“Ky trup ka mbajtur një fëmijë 9 muaj, ka lindur dhe ka sakrifikuar. Nuk është ‘i trashë’, është trup i një mami”.
Vesa Vllasaliu/InstaStory
Vesa shprehu zhgënjimin e saj edhe për faktin se kritikat shpesh vijnë nga gratë, duke theksuar se kjo është pjesa më e dhimbshme e situatës.
“Standardet e Instagram-it nuk janë realiteti i një mami të re. Shëndeti, bebi dhe paqja ime janë prioritet. Kaq”, shtoi ajo.
Për të treguar realitetin e sulmeve që merr, Vesa publikoi edhe emrin dhe mesazhin e një gruaje që i kishte shkruar: “Vesa, tepër qenke trashur, si Armonda qenke bërë copy-paste”.
Reagimi i saj ka marrë mbështetje nga ndjekës të shumtë, të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe mesazhin e fortë për vetëpranimin dhe respektin ndaj trupit pas lindjes. /Telegrafi/
Vesa Vllasaliu/InstaStory
Vesa Vllasaliu/InstaStory
Vesa Vllasaliu/InstaStory
Vesa Vllasaliu/InstaStory