Policia bastis shtëpinë e Radoje Zvicerit, sekuestrohen automjete luksoze dhe para të gatshme.
Një operacion i madh i policisë malazeze zbuloi sot shtëpinë e përdorur nga Radoje Zvicer, i njohur si kreu i grupit kriminal “Kavaç”, dhe bashkëshortja e tij, Tamara, në zonën e Kavaçit pranë Kotorit.
Gjatë bastisjeve, punonjësit e policisë sekuestruan katër automjete luksoze, përfshirë njëri që vlerësohet rreth 500 mijë euro.
Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 17 mijë euro në para të gatshme, si dhe pajisje komunikimi dhe teknike që do të analizohen nga autoritetet, raporton rtcg.
Operacioni u zhvillua nga më shumë se 100 punonjës policie dhe kishte si qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe sekuestrimin e materialeve që lidhen me aktivitetin e organizatës kriminale.
Radoje Zvicer ka qenë në arratisje për një kohë të gjatë dhe ndaj tij është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, për akuza që lidhen me trafikun e drogës dhe krime të tjera të organizuara.
Autoritetet njoftojnë se hetimet do të vazhdojnë dhe se të dhënat e sekuestruara do të përdoren si prova në procedurat ligjore të ardhshme. /Telegrafi/