Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim, dhe sipas raportit mjekësor, gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka identifikuar një mashkull kosovar si të dyshuar për ngjarjen, i cili aktualisht gjendet në kërkim policor.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/