KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Prodhuesit e qumështit paralajmërojnë krizë, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet

Prodhuesit e qumështit paralajmërojnë krizë, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet

Sektori i qumështit në Kosovë po përballet me vështirësi të theksuara, duke rrezikuar qëndrueshmërinë ekonomike të fermerëve vendor.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Naser Bajraktari, ka ngritur shqetësimin për zhvillimet e fundit në treg, duke theksuar se teprica e qumështit të freskët ka ndikuar në uljen e çmimit të grumbullimit.

Sipas tij, kjo situatë po godet drejtpërdrejt të ardhurat e prodhuesve, ndërsa po rëndohet edhe më shumë nga rritja e vazhdueshme e kostove të prodhimit, përfshirë çmimin e naftës dhe ushqimit për kafshë.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025, importet e produkteve të qumështit kanë arritur në 89.8 milionë euro, ndërsa në tregun vendor importohen çdo vit rreth 28 milionë litra qumësht i freskët.

Po ashtu, mbi 1 milion kilogramë qumësht pluhur përdoret nga industria si alternativë më e lirë, duke kufizuar plasimin e prodhimit vendor.

Bajraktari ka paralajmëruar se përveç konkurrencës së lartë, sektori po përballet edhe me praktika të padrejta në treg, përfshirë përdorimin e zëvendësuesve si qumështi pluhur dhe yndyrat bimore, të cilat mund të ndikojnë edhe në sigurinë ushqimore.

Në këtë situatë, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit i është drejtuar Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për stabilizimin e tregut.

Shoqata thekson se mbështetja e fermerëve vendor mbetet thelbësore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural në vend. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.