KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana.

Sipas tij, rreth orës 11:30 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve të nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.