Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar nga patrulla policore kufitare në fshatin Zllakuqan.
Rreth orës 14:40, policia ka ndaluar një mjet transportues – traktor me rimorkio dhe gjatë kontrollit ka konstatuar se në rimorkio ishin ngarkuar pesë lopë dhe një viç, të cilat nuk kishin shenja matrikulare apo dokumentacion të nevojshëm.
Dyshohet se kafshët janë futur në mënyrë ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve të paautorizuara.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kontrabandë me mallra – kafshë”.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), i cili ka ndërmarrë veprimet ligjore të nevojshme.
Kafshët e sekuestruara janë dorëzuar në duart e Doganës së Republikës së Kosovës për trajtim të mëtejshëm. /Telegrafi/