Pas katër ditësh qëndrimi në dhomën e reflektimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, banori Rogert ka marrë dritën e gjelbër për të vazhduar rrugëtimin e tij në lojë.
Vendimi erdhi pas një jave të mbushur me tension dhe pritje, ku fati i tij iu la në dorë publikut.
Gjatë kësaj periudhe, produksioni hapi një televotim, përmes të cilit shikuesit patën mundësinë të shprehnin mendimin e tyre me “PO” ose “JO” për vazhdimin e qëndrimit të Rogertit në shtëpi.
Rezultati i këtij televotimi u bë i ditur mbrëmjen e së shtunës.
Ishte prezantuesi Ledion Liço ai që konfirmoi zyrtarisht se publiku kishte votuar në favor të Rogertit, duke i dhënë kështu mundësinë të rikthehet mes banorëve dhe të vazhdojë lojën në Big Brother VIP Albania 5.
Ndonëse Rogerti është një nga figurat që ka shkaktuar më së shumti polemika dhe debate brenda shtëpisë më të famshme në vend, duket se prania e tij ka zgjuar interes dhe kuriozitet te publiku. /Telegrafi/