Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen nga jeta të mikut të tij, këngëtarit Dr.Flori.
Artisti shqiptar tregoi për “S’e luan topi”, luftën e anëtarit të “ëest Side Family” për të hequr dorë nga droga, por që në një moment të vështirë të jetës së tij iu rikthye.
“Ai në fakt e la drogën, ai u pastrua dhe u rehabilitua 100 për qind. E tërhoqa nga jeta e natës, drogës, alkoolit, dhe ai u bë shumë familjar. Flori pati një moment dobësie nga disa gjëra që ndodhën në jetën e tij dhe fatkeqësisht ai nuk ia doli dhe u rikthye sërish”, tregoi aktori.
Foto: YouTube
Ikja e Dr. Florit la pas një mesazh shumë të fortë thotë Mamaqi.
“Ne bëmë dhe një këngë ‘mos pi mall, bëj palestër’, madje patëm dhe një projekt me Florin që të shkonim në shkolla dhe të tregonte si e la drogën, por ai projekt nuk ndodhi por ajo që ndodhi është se ai iku dhe dha një mesazh edhe më të madh, që kjo rrugë të çon drejt vdekjes”, theksoi mes tjerash.
“17 nëntor kur Flori ndërroi jetë dhe ka qenë moment shumë i vështirë për mua. Doja të jepja kontributin tim si vëlla, si shok, që ai të kthehej… por kështu duhej të ndodhte. Rrugët e Zotit nuk i kuptojmë, por ai edhe me vdekjen e tij e la një mesazh”.
Megjithatë, hitet që la pas vazhdojnë të jenë akoma të pëlqyera nga publiku. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com