KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drenica befason Llapin në Podujevë, Kreshnik Uka vendimtar

Drenica befason Llapin në Podujevë, Kreshnik Uka vendimtar

Drenica ka marrë një fitore të rëndësishme minimale 1-0 ndaj Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Drenicën që u shfaq më kërkuese dhe krijoi më shumë raste shënimi.

Megjithatë, lojtarët nga Skenderaj nuk arritën të konkretizonin rastet, ndërsa Llapi u përgjigj me disa gjysmëraste pa rrezikuar seriozisht portën kundërshtare.

Në pjesën e dytë, loja u bë më e hapur dhe më e luftuar në mesfushë, derisa momenti vendimtar erdhi në minutën e 70-të. Kreshnik Uka realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë epërsinë Drenicës.

Deri në fund, Llapi u përpoq të reagojë, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit, ndërsa Drenica administroi mirë avantazhin për të siguruar tri pikë të vlefshme në këtë përballje.

Tani Drenica ka 32 pikë, aq sa Llapi dhe Ferizaj, duke iu bashkuar fuqishëm garës për mbijetesë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.