Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Bardh Maxhuni ka treguar se si humbja e thellë në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës nuk i zhgënjeu aspak ekipin e Kosovës, pasi ata më vonë me ndryshimin e rreshtimi arritën të korrin sukses.
“Kjo humbja e parë me Zvicrën në fillim të ciklit kualifikues, po besoj që e ka sjellë një dëshpërim shumë të madh te tifozëve, por tash kur ka përfunduar ky cikël kualifikues mund të themi shyqyr që e njëjta nuk ka qenë edhe te trajneri dhe lojtarët”.
“Kjo për shkak se menjëherë pas tri ditëve, dallimi ishte shumë i madh në lojën me Zvicrën dhe pastaj te fitorja me Suedinë, ku aty ndodhi ndryshimi i rreshtimit që për mua ka qenë çelësi i suksesit në këto kualifikuese”.
“Për shkak se me atë ndryshim të sistemit na ka mundësuar që ato katër gola të pësuar ndaj Zvicrës, e tha Shkumbini që deri në vazhdim ne e pësuam vetëm një gol, pastaj këtu kanë merita edhe prurjet e reja te kombëtarja”, ka thënë Maxhuni.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/