KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Analizë e ciklit kualifikues të Kosovës për Kupën e Botës 2026 nga gazetarët e Telegrafit në podcastin “Arena e Yjeve”

Analizë e ciklit kualifikues të Kosovës për Kupën e Botës 2026 nga gazetarët e Telegrafit në podcastin “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gjatë bisedës, gazetari Lavdim Pireva foli për kapitenin e Kosovës, Vedat Muriqi, duke e cilësuar si një legjendë të vërtetë të futbollit kosovar.

Ai gjithashtu ka folur edhe për përzgjedhësin Franco Foda dhe për rëndësinë që ka ai për Kosovën.

Në anën tjetër gazetari Shkumbin Pireva komentoi ndeshjen vendimtare Kosovë – Turqi dhe tregoi se një si ndryshim taktik pas ndeshjes së parë me Zvicrën, ishte pika e kthesës që ndryshoi rezultatet e skuadrës.

Gazetari Bardh Maxhuni ndau mendimet e tij për lojtarët që kanë shkëlqyer më shumë gjatë rrugëtimit të ekipit, duke evidentuar performancat e veçanta që kanë bërë diferencën në fushë.

Maxhuni po ashtu i ka dhënë merita të veçanta lojtarëve të Kosovës, duke analizuar ndryshimin që pati skuadra në paraqitjet e tyre pas humbjes së thellë ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.