Aktori amerikan, Orlando Bloom, ka filluar një lidhje me modelen Luisa Laemmel, e cila është 21 vjet më e re se ai, pasi i dha fund fejesës me Katy Perryn. Ata u panë duke u larguar nga stadiumi Levi’s në Santa Clara pas Super Bowl.
“Ata ishin bashkë në apartamentin Raising Cane. Ishin shumë të afërt. Po flisnin me Todd Graves dhe Jamie Foxx”, tha një burim për Daily Mail.
Dyshja ende nuk kanë komentuar për lajmin se janë në një lidhje.
Luisa Laemmel jeton në New York dhe ka bashkëpunuar me disa marka, përfshirë Calvin Klein dhe Brandy Melville.
Ajo nënshkroi një kontratë me disa agjenci mode, duke përfshirë New York Model Management, Women 360 Paris, The Lab Models dhe LA Model Management.
Orlando ishte në një lidhje me Katy Perryn për gati 10 vjet dhe në qershor 2025, ata konfirmuan se i kishin dhënë fund fejesës.
Pavarësisht kësaj, mbetën në marrëdhënie të mira dhe ndajnë përgjegjësi të barabarta për rritjen e vajzës së tyre, Daisy Dove, e cila lindi në vitin 2020.
Katy gjeti lumturinë me ish-kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau. /Telegrafi/