Afrimiteti mes DJ Gimbos dhe Selin Bollatit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po vazhdon të tërheqë vëmendje jo vetëm nga publiku, por edhe nga familjarët e tyre jashtë shtëpisë.
Pas reagimit të motrës së Gimbos ndaj një pyetjeje nga një faqe fansash, ku ajo u shpreh me humor për mundësinë që Selin të “shkojë në Kosovë”, ka ardhur edhe një reagim tjetër që ka bërë xhiron e rrjetit.
Këtë herë në diskutim është përfshirë vëllai i banores, Onno, i cili ka vendosur t’i përgjigjet situatës me sportivitet dhe humor.
Foto: Instagram
Në komentet e profilit të Selin në Instagram, ai reagoi ndaj faqes që nisi gjithë këtë debat, duke thënë me shaka se, sipas tij, për këto gjëra nuk pyetet nëna.
Reagimi i tij u prit me të qeshura nga ndjekësit dhe nxiti edhe një përgjigje nga administratori i faqes, i cili tha se po ta dinte se komenti do të merrte kaq vëmendje, do ta kishte formuluar ndryshe pyetjen, duke përfshirë edhe babanë dhe vëllanë në vendim.
Këto shkëmbime tregojnë se familjarët e të dyve po e ndjekin me interes dhe humor dinamikën mes tyre në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Ndërsa Gimbo dhe Selin po vazhdojnë afrimitetin brenda shtëpisë pa dijeni për reagimet jashtë, publiku po argëtohet me batutat dhe reagimet e familjarëve.
Selin dhe Gimbo
Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre në vazhdim, ndërsa jashtë duket se atmosfera tashmë është zbutur. /Telegrafi/