KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Shëndriti për Brikenën: Nuk ka lojë tjetër këtu përveç Mateos

Shëndriti për Brikenën: Nuk ka lojë tjetër këtu përveç Mateos

Dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 po ndërrojnë vazhdimisht dhe së fundmi ka marrë vëmendje Brikena Selmani.

Në një bisedë me Shëndrit Lumin, ky i fundit ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke vënë në diskutim strategjinë dhe qëllimet e saj brenda lojës.

Ai ka theksuar se, sipas tij, Brikena nuk ka asnjë strategji tjetër apo ‘lojë’ në shtëpi, përveç afrimitetit të saj me Mateo Borrin.

Foto: Instagram

Kjo deklaratë duket se ka krijuar tension mes banorëve, duke nxitur diskutime dhe ndjenja të përziera brenda shtëpisë.

Ndërkohë, vetë Brikena nuk ka ngurruar të reagojë.

Foto: Instagram

Ajo ka marrë guximin të përballet me Shëndritin dhe t’i kërkojë llogari për komentet e tij.

Modelja i është drejtuar hapur, duke i shprehur se nuk e priste një gjykim të tillë prej tij.

“Nuk e prita nga ti. Unë i di gjërat që kam me Mateon”, ka deklaruar Brikena, duke treguar qartë se ishte ndjerë e mërzitur dhe e zhgënjyer nga komenti i Shëndritit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.