KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?

Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?

Një deklaratë e Juelës se “Selin ka ndjenja për Mirin”, ka bërë që ky i fundit ta pranojë për herë të parë që sipas tij, banorja mund të ketë ndjenja për të.

Miri tha se gjithmonë e ka dyshuar këtë, por Selinën sipas tij nuk e ka akuzuar askush deri më tani se ka ndjenja për të.

Këngëtari shtoi se përqafimet nuk i ka shkëmbyer me zor.

Foto: YouTube

“Ajo ka ndjenja për ty, Miri. Të gjithë kanë akuzuar Mirin, por sytë që ka Selin për ty, unë nuk i kam me një mashkull që nuk më pëlqen. Do të të ndihmoj unë ty, duhet të më falënderosh për Kutinë e Pandorës që nuk ju kam futur bashkë”, ishte deklarata e Juelës.

“Më pëlqeu diçka, kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk i kam thënë zë. Juela tha një gjë, se ajo është femër. Meqë e dëgjova tani, unë jam akuzuar gjithë kohës që paskam ndjenja, që jam njeriu manjak, që kam kryer situata perverse, që jam dashuruar etj. Atë që dëgjova tani duhet ta mendoj mirë”, tha ai.

“Mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë, por aty nuk e akuzon njeri, por vetëm mua. Mos është edhe e kundërta? Po e mendoj njëherë, se nuk i dihet. Ajo nuk u kthehet banorëve. Më thotë ‘hajde te dushi’ dhe akuzohem unë. Përqafimet nuk i kam shkëmbyer me zor dhe me dhunë. Më ka parë, e kam parë. Nuk më ka pyetur asnjëherë për bashkëshorten”, tha ndër tjerash artisti.

Mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë në Prime dhe çfarë do të thonë protagonistët. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.