Një incident tragjik ka ndodhur të enjten në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë e Jugut, ku një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se rreth orës 18:40, njësitet policore u angazhuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
“Mitrovicë e Jugut, 22.02.2026, fshati Kçiq i Madh. Rreth orës 18:40 është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML”, ka thënë Zahiti.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se informacionet shtesë do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore.