Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Në viset e larta malore priten edhe reshje të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës parashihen të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat malore ku mund të ketë kushte më të vështira për shkak të borës. /Telegrafi/