Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Sipas parashikimeve, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Nga Instituti Hidrometeorologjik u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, për shkak të mundësisë së krijimit të ngricave në rrugë. /Telegrafi/