Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka qenë i ftuar në një intervistë për “Prive” nga Liberta Spahiu.
Ai ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij pas daljes nga formati i njohur si dhe për ish-konkurrentët.
Këngëtari pati edhe diçka për të thënë për ish-banorin e BBVK3, Eduard Kuçin.
Foto: YouTube
I njëjti theksoi se e sheh Edin komplet ndryshe nga edicioni i kaluar.
“Po e shoh komplet ndryshe, po më pëlqen që është vetvetja, po tregon emocione, nuk krahasohet aspak me Edin që ka qenë vitin e kaluar”, u shpreh ai.
Leo nuk hezitoi ta kritikonte për momentet e tij emocionale, duke iu referuar lidhjes me Dolcen.
“Edi më ka kritikuar vitin e kaluar në Big për lidhjen që e kam pasur, por sipas tij, ai duhet ta majë veten pak më shumë, mos të qajë aq shumë lot për një femër”.
– YouTube www.youtube.com
Me këtë deklaratë, artisti në mënyrë të tërthortë iu përgjigj kritikave që Edi kishte bërë ndaj tij vitin e kaluar. /Telegrafi/