Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur Artan Luzi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Luzi kujton një nga momentet më të veçantë të karrierës së tij, kualifikimin me Dukagjinin në garat evropiane.
Ai shpjegon se si një fotografi e presidentit të klubit Fabian Veseli me trajnerin Armend Dallku, ishte hapi i ndryshimit për ekipin e Dukagjinit.
“Një moment që kemi pasur pas dy vjetësh. Nuk na ecte rezultati edhe Fabian Veseli, u fliste që do të na shkarkonte”.
“Fabi bën një prononcim në rrjetet publike shumë të fortë. Ai bën një fotografi me Armend Dallkun bashkë në rrjetet publike”.
“Me ty kam shkuar në Superligë, me ty bie nga liga, edhe ai është hapi i ndryshimit. Ajo ka qenë ajo foto e Fabit që ka shumë merita”.
“Edhe ne pas asaj foto kualifikohemi në Konferencë Ligë si vendi i katërt, pavarësisht asaj situate që ndodhi, po më kujtohet që kemi bërë 55 pikë”, rrëfen Luzi mes tjerash.
Episodin e plotë me Artan Luzin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com