Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 5, u organizua një event mode.
Spektakli “Miss & Mister Big Brother” po vijon edhe këtë edicion, ku pjesë e jurisë është Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako.
Banorët kanë vazhduar me paraqitjet e tyre atraktive, ku kanë marrë vëmendje me stilin e veshjet.
Ata mahnitën me ecjet nëpër pasarelë, ndonëse ka prej atyre edhe që e zotërojnë këtë profesion.
Ndërkaq, Ardit Murataj ka qenë prezantuesi i spektaklit, i cili ka prezantuar konkurrentët një nga një.
Mbetet për t’u parë në fund se kush do të jetë fituesi i garës dhe cili do të jetë avantazhi për të.
Vlerësimet do të jepen nga juria, që siç zbuluam, vijnë nga jashtë formatit. /Telegrafi/