KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Klodi shpërthen ndaj Elijonës: Gjithmonë tendenca është e qartë – ta bësh tjetrin fajtor

Klodi shpërthen ndaj Elijonës: Gjithmonë tendenca është e qartë – ta bësh tjetrin fajtor

Debati mes Klodit dhe Elijonës brenda shtëpisë së BBVK u ndez fuqishëm, teksa tensioni mes finalistëve arriti kulmin.

Ata nuk kursyen fjalët, duke akuzuar njëri-tjetrin.

Në një moment, Klodi i thotë Elijonës se për jetën e tij jashtë BBVK nuk guxon të flasë.

BBVK/Instagram

Klodi: Unë po them për jetën time, nuk guxon të flasësh, këtë ta kesh të qartë.

Elijona: Shumë faleminderit që pas tre muajsh që ma vendose në këtë pikë të lojës, këtë vijë, që unë ta respektoj plotësisht.

Klodi: Gjithmonë m’i ke përmendur, edhe pas një muaji ma ke përmendur ish-in e programit dhe të kam thënë: mos guxo të hysh ku nuk të takon, ta kam treguar vendin.

Elijona: Ma ke treguar vetë

Klodi: Çka të kam treguar? Që kam qenë në lidhje me të.

Elijona: Po krenohesh.

Klodi: Ti i ke hyrë thellë, duke thënë: “ti s’paske pasur dashuri, ti paskë luajtur me të”.

Elijona: Ti u mundove ta shfrytëzosh atë rast, ti the se lidhjet që krijohen në një reality TV nuk janë të vërteta.

Klodi: A di sa bie ti në kundërshtim me veten? Ti je një person që e bën gabimin, kërkon falje, pastaj kur e ridiskuton, prapë mendon që je drejt. Gjithmonë tendenca është e qartë: ta bësh tjetrin fajtor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.