Ministria e Financave në një kumtesë për media thotë se “Agjencitë e rejtingut kreditor “Standard & Poor’s” dhe “Fitch” konfirmuan profilin e qëndrueshëm kreditor të vendit në pasqyrën e tyre gjysmëvjetore”.
Sipas Ministrisë së Financave, “Standard & Poor’s” realizoi pasqyrën e rregullt gjysmëvjetore të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e kalendarit të rejtingut sovran për rajonin EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë).
“Bëhet fjalë për procedurë standarde në përputhje me rregullativën evropiane, gjatë së cilës kryhet vlerësim i treguesve aktualë ekonomikë dhe fiskalë, si dhe zhvillimet e tregut. Në kuadër të pasqyrës gjysmëvjetore nuk është publikuar asnjë përditësim i ri kërkimor, gjë që tregon se faktorët kryesorë që ndikojnë në rejtingun kreditor të vendit mbeten të pandryshuar. Njëkohësisht, muajin e kaluar “Fitch” realizoi rishikimin e rregullt të rejtingut kreditor të vendit, ku rezultati i shqyrtimit ishte “Review – No Action”, përkatësisht nuk ka ndryshim të rejtingu kreditor ekzistues dhe nuk do të publikohet raport i veçantë”.
“Me këtë, të dy agjencitë e kreditimit konfirmojnë profilin e qëndrueshëm kreditor të Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur të pandryshuar faktorët kyç që ndikojnë në rejtingun kreditor. Në kuadër të raporteve të fundit të publikuara, “Standard & Poor’s” e mbajti rejtingun kreditor të shtetit në nivelin “BB-” me perspektivë stabile, ndërsa “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor në nivelin “BB+” me perspektivë stabile”.
“Konfirmimi i rejtingjeve kreditore përbën sinjal të qartë për stabilitetin e politikave makroekonomike, nivelin e moderuar të borxhit publik dhe aftësinë që ka shteti që t’i servisoj rregullisht dhe në kohë detyrimet e tij financiare. Në të njëjtën kohë, kjo tregon vazhdimësi në zbatimin e politikave ekonomike dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë në kushtet e rritjes së pasigurisë globale. Sipas vlerësimeve të agjensive kreditore, rritja ekonomike mbështet nga rritja e investimeve publike, veçanërisht në kuadër të projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe nga rritja e konsumit të popullatës”, thonë nga MF.