Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, ka qenë një nga zbulimet e sezonit të kaluar, duke marrë shumë minuta loje në një mesfushë të goditur nga lëndimet nën drejtimin e Hansi Flick.
Megjithatë, ky sezon ka rezultuar më i vështirë për ish-kapitenin e Barca Atletic, i cili ka rënë në hije, luajti vetëm 1,092 minuta krahasuar me mbi 2,000 minuta një vit më parë.
Pavarësisht dëshirës së Flick për ta mbajtur, Casado po shqyrton mundësitë për të pasur më shumë minuta në fushë. Lojtari i ri spanjoll i ka dhënë përparësi Barcelonës, por është i vetëdijshëm se nuk ka garanci për kohë loje në sezonin e ardhshëm.
Sipas Diario AS, mesfushori do të ishte gjithashtu i hapur ndaj një transferimi në Arabinë Saudite, duke ndjekur rrugën e bashkëkombësve të tij si Aymeric Laporte apo Gabri Veiga, të cilët përfituan nga projektet e Lindjes së Mesme para se të riktheheshin në Evropë.
Casado ka punësuar agjentin Jorge Mendes, i cili ka lidhje të forta me klubet saudite, dhe kjo mund t’i japë Barcelonës mundësinë për një tarifë të mirë.
Një nga sfidat kryesore për Casadon është konkurrenca brenda skuadrës: Gavi nuk është rikuperuar ende nga lëndimi, Marc Bernal po merr më shumë hapësirë, ndërsa Tommy Marques, një tjetër mesfushor i La Masias, debutoi së fundmi.
Të gjitha këto faktorë po e shtyjnë Casadon të shqyrtojë një hap të ri në karrierën e tij. /Telegrafi/