KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

E ardhmja e Schlotterbeck mes Bundesligës dhe La Ligës

E ardhmja e Schlotterbeck mes Bundesligës dhe La Ligës

E ardhmja e qendërmbrojtësit gjerman, Nico Schlotterbeck, mbetet e hapur.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar duhet të vendosë mes rinovimit të kontratës me Borussia Dortmundin dhe një transferimi të mundshëm te Real Madridi, klub që po e ndjek me interes të madh.

Sipas raportimeve të Sport Bild, klubi gjerman dhe lojtari kanë rënë dakord që vendimi përfundimtar të merret gjatë pauzës ndërkombëtare të mesit të marsit.

Kontrata aktuale e Schlotterbeck skadon pas më pak se një viti e gjysmë, çka e bën situatën urgjente për Dortmundin.

Në rast se ai pranon rinovimin, paga e tij do të rritet ndjeshëm, duke arritur në 14 milionë euro në sezon.

Marrëveshja e re do të përfshinte gjithashtu një klauzolë lirimi prej rreth 60 milionë euro, e vlefshme nga vera e vitit 2027.

Kjo shumë do të zbresë në 50 milionë euro nëse Dortmundi nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Nëse Schlotterbeck vendos të mos rinovojë, rruga drejt Real Madridit pritet të bëhet shumë më konkrete.

Sipas burimeve të njëjta, klubi madrilen është opsioni më serioz dhe më i besueshëm për lojtarin në këtë fazë.

“Los Blancos” synojnë të transferojnë dy qendërmbrojtës gjatë verës, dhe profili i Schlotterbeck si një mbrojtës i majtë me përvojë përshtatet në mënyrë ideale me planet e tyre.

Megjithatë, vendimi i lojtarit mund të varet edhe nga emri i trajnerit që do të drejtojë Real Madridin sezonin e ardhshëm.

Raportohet se drejtuesit madrilenë synojnë t’i besojnë stolin Alvaro Arbeloas, por rezultatet e sezonit aktual do të jenë vendimtare për konfirmimin e tij.

Kjo situatë i jep Dortmundit një avantazh të vogël në negociatat për të bindur mbrojtësin të vazhdojë aventurën në Bundesliga.

Java dhe muajt në vijim pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e njërit prej mbrojtësve më të vlerësuar gjermanë të momentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.