Sulmuesi Meriton Korenica ka shënuar një tjetër gol për CFR Clujin.
Këtë herë lojtari i Kosovës realizoi ndaj Petrolul për ta zhbllokuar epërsinë.
Pas një aksioni të shpejtë, Paun asistoi për mrekulli te Korenica, i cili nuk gaboi përballë portierit mysafir (62’).
Për Korenicën ky është goli i tetë në elitën e futbollit rumun, ndërsa ka asistuar edhe dy herë këtë edicion./Telegrafi