Mesfushori Lindon Emërllahu thotë se është i lumtur që është bashkëlojtar me Ilir Krasniqin te Polissya Zhytomyr.
Dyshja iu bashkuan skuadrës ukrainase në afatin kalimtar dimëror, ndërsa po përgatiten për të luftuar për titullin kampion.
Ai në intervistë të gjatë për faqen zyrtare të klubit deklaroi se është shumë i lumtur që po luan pranë Krasniqit, me të cilin debutoi te kombëtarja e Kosovës.
“Sigurisht. Kur ke një mik me të cilin luan edhe në kombëtare, është diçka e shkëlqyer. Mund të flasësh gjuhën tënde amtare, gjë që ma bën gjithçka shumë më të lehtë. Ai ka qenë në Ukrainë për rreth një vit e gjysmë — fillimisht te Kolos dhe tani te Polissya — prandaj jam vërtet i lumtur që është këtu”.
“Me gjasë katër apo edhe pesë vjet. Ne i bëmë debutimet në kombëtare së bashku”.
I pyetur se “a është miku më i mirë”, Emërllahu shtoi se “po” pa asnjë dyshim, kurse dha lëvdata për mënyrën e lojës.
“Mendoj se po”
“Ai është i qetë në fushë, e shijon lojën e futbollit. Është inteligjent dhe e di saktësisht çfarë duhet të bëjë gjatë ndeshjes”.
Ndërkohë, paraqitjen e parë dyshja pritet ta zhvillojnë pas dy javëve, më saktësisht kundër Kolos më 22 shkurt./Telegrafi