Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët për Ligën B të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” kanë pasur fat në short duke qenë në grupin B3, që faktikisht ishte më i lehti meqenëse në grupet e tjera kishte kundërshtarët të fuqishëm, shembull si B1 (Skoci, Zvicër, Slloveni) apo edhe B2 (Hungari, Ukrainë, Gjeorgji).
Kosova ka rënë në grupin B3 me kundërshtarë si Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Nga të gjitha këta kundërshtarë, Kosova në të kaluarën është përballur vetëm me Izraelin, pra në vitin 2023, kur po luanim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Atë kohë, Kosova fitoi në shtëpi me rezultat 1-0, megjithatë barazoi në udhëtim, ku sfida përfundoi me rezultat 1-1.
Kësisoj, dy kundërshtarët e tjerë – si Austria dhe Republika e Irlandës do të takohemi për herë të parë.
Të dyja kundërshtarët në renditjen e FIFA-s janë larg mbi Kosovën, pasi Austria zë pozitën e 24-të në botë, derisa Irlanda në vendin e 59-të.
Cikli kualifikues i Ligës së Kombeve do të nisë në shtatorin e vitit 2026, kurse orari do të bëhet publik brenda një periudhe të shkurtër.
Kujtojmë, vendi i parë kualifikohet tutje, vendi i dytë siguron qëndrimin në Ligën B edhe për një edicion dhe shkon në play-off për kualifikim në Ligën A. Pozita e tretë shkon në play-off, ku rrezikon rënien në Ligën C, ndërsa pozita e fundit të kthen në Ligën C./Telegrafi