Në kuadër të zbatimit të Projektit për Banim Social Adekuat në Kosovë, Njësia e Menaxhimit të Projektit për renovimin e shtëpive të familjeve në nevojë ka realizuar një vizitë pune në Komunën e Shtimes, e cila është komunë aplikuese në këtë program.
Sipas njoftimit të komunës, qëllimi i vizitës ishte sqarimi i rekomandimeve të dala nga Raporti i Vlerësimit për Shtimen, si dhe koordinimi i hapave të mëtejmë për fillimin sa më të shpejtë të implementimit të nën-projekteve për të cilat komuna ka aplikuar.
Gjatë takimit me Njësinë për Implementimin e Projektit, kanë qenë të pranishëm të gjithë akterët relevantë, me qëllim të sigurimit të një procesi të koordinuar dhe efikas në realizimin e projektit.
Për renovimin e shtëpive të familjeve të cenueshme në Komunën e Shtimes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 250 mijë euro.
Komuna ka theksuar se ky projekt synon përmirësimin e kushteve të banimit dhe mbështetjen e kategorive sociale në nevojë. /Telegrafi/