KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë marsit

1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë marsit

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit mars 2026 janë shqiptuar gjithsej 1633 gjoba ndaj shoferëve që kanë tejkaluar kufizimet e lejuara të shpejtësisë.

Sipas njoftimit, këto masa janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Gjatë muajit mars 2026, janë shqiptuar 1633 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se tejkalimi i shpejtësisë mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, duke rrezikuar jetën e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës”, theksohet në apel.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Ndërkohë, qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, duke u siguruar se të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.