Mesfushori i Arsenalit, Max Dowman është bërë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës Premier pasi shënoi në kohën shtesë të fitores 2–0 ndaj Evertonit të shtunën.
Në moshën vetëm 16 vjeç e 73 ditë, Dowman realizoi pas një vrapimi të gjatë dhe përfitoi nga porta e zbrazët e Evertonit për të dërguar topin në rrjetë, duke i afruar Arsenalin edhe një hap më pranë titullit në kampionatin anglez.
Me këtë gol, Dowman theu rekordin për golashënuesin më të ri në historinë e kampionatit anglez, rekord që më parë mbahej nga James Vaughan i Evertonit.
Trajneri Mikel Arteta e përshkroi momentin si të veçantë.
“Ishte një moment i madh, veçanërisht për mënyrën se si u ndërtua goli. Kishim 10 ose 15 sekonda për ta shijuar vërtet atë që po ndodhte”.
“Ishte magjike, e gjithë stoli dhe lojtarët u ngritën në këmbë duke festuar me tifozët. Ishte një ditë e bukur”.
“Ai e ndryshoi ndeshjen sa herë që prekte topin. Krijonte situata dhe dukeshim më kërcënues në sulm. Ta bësh këtë në atë moshë, në këtë kontekst, me presionin dhe pritshmëritë për të fituar ndeshjen, nuk është diçka normale”.
Golashënuesit më të rinj në historinë e Ligës Premier:
Max Dowman – 16 vjeç, 73 ditë
James Vaughan – 16 vjeç, 270 ditë
James Milner – 16 vjeç, 356 ditë
Wayne Rooney – 16 vjeç, 360 ditë
Rio Ngumoha – 16 vjeç, 361 ditë
Cesc Fabregas – 17 vjeç, 113 ditë
Michael Owen – 17 vjeç, 143 ditë
Andy Turner – 17 vjeç, 166 ditë
Federico Macheda – 17 vjeç, 226 ditë
Lewis Miley – 17 vjeç, 229 ditë./Telegrafi/