Mateo Borri dhe Brikena Selmani tërhoqën gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre në pasarelë.
Në spektaklin e “Miss & Mister Big Brother” në një moment u shfaqën së bashku.
Dyshja patën një paraqitje elegante, modelja me një fustan të kuq të shkurtër e Mateo me kostum elegant të zi.
Foto: Instagram
Ata u panë duke bërë disa veprime kundrejt njëri-tjetrit, gjë që shkaktuan reagime te banorët e tjerë.
Juria gjithashtu u pa duke i vështruar me vëmendje, për të dhënë më pas vlerësimin rreth kësaj paraqitje.
Foto: Instagram
Në juri profesionale ishin: Valbona Selimllari, Heidi Baci si dhe ish-banorja Egli Tako.
Në fund mbetet për t’u parë rezultati, se kush do të shpallet fitues. /Telegrafi/