KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Prej vitesh nuk flet me të vëllanë, Rogerti: E kam bullizuar

Prej vitesh nuk flet me të vëllanë, Rogerti: E kam bullizuar

Pas debateve dhe tensioneve të shumta, shtëpia e Big Brother VIP Albania ka përjetuar një nga momentet më prekëse dhe emocionuese të këtij sezoni.

Për herë të parë, Rogerti hoqi maskën e lojtarit të fortë dhe tregoi një anë më të ndjeshme të vetes, duke ndarë me publikun një peng të madh familjar: marrëdhënien e prishur me të vëllanë.

Ai rrëfeu se nuk kishte asnjë kontakt me vëllanë që nga viti 2021, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pronat dhe çështje financiare.

Për vite me radhë, inati kishte qenë kaq i madh saqë Rogerti priste të mos e shihte më kurrë të vëllanë në sy.

Por gjithçka ndryshoi për shkak të një fatkeqësie familjare.

Kur babai i tyre u sëmur, ai i kërkoi me insistim Rogertit të rregullonte marrëdhëniet me vëllanë.

Pika më prekëse ishte takimi i parë me mbesën e vogël, të cilën Rogerti nuk e kishte parë kurrë më parë për shkak të grindjeve mes tyre.

Ai pranoi gjithashtu një të vërtetë se gjatë adoleshencës kishte ushtruar bullizëm ndaj vëllait, një veprim për të cilin sot ndihet i penduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.