Një mace e zhdukur nga shtëpia e pronarëve të saj në Irlandë për dy javë u gjet e bllokuar brenda një muri dhe u shpëtua nga zjarrfikësit.
Brigada e Zjarrfikësve tha se një telefonatë erdhi kohët e fundit nga një shtëpi në Kork, ku macja e zhdukur u dëgjua duke mjaullitur për ndihmë brenda një muri.
Zjarrfikësit përdorën një kamerë me imazhe termike për të përcaktuar pozicionin e maces dhe bënë një vrimë në mur për ta nxjerrë kafshën shtëpiake, e cila kishte qenë e zhdukur prej dy javësh.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se ajo u nxor shëndoshë e mirë dhe u ribashkua me pronarët e saj shumë të lumtur”, thanë ata. /Telegrafi/