Një sfidë interesante për trurin po qarkullon në rrjetet sociale, duke i ftuar përdoruesit të gjejnë saktësisht 16 mace të fshehura në një imazh.
Në shikim të parë duket e thjeshtë, por shumë persona gabojnë për shkak të mënyrës si ato janë kamufluar brenda figurës.
Kjo lojë mendore është një mënyrë e mirë për të aktivizuar trurin dhe për të përmirësuar përqendrimin që në orët e para të ditës.
Ekspertët theksojnë se ushtrime të tilla ndihmojnë në rritjen e vëmendjes dhe shkathtësisë mendore.
Për ta zgjidhur saktë, rekomandohet që imazhi të analizohet me kujdes dhe në pjesë të ndara.
A jeni në gjendje t’i gjeni të gjitha? /Telegrafi/