Llapi ka bërë një tjetër hap mbrapa në garën për mbijetesë, për të barazuar me Prishtinën e Re.
Skuadra e Tahir Batatinës pavarësisht që kishin posedimin, epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Ndeshja ishte e hapur nga fillimi, ku llapjanët krijuan disa aksione të shpejta por që s’i finalizuan.
Ishte Hasan Hyseni që e zhbllokoi epërsinë pas një asistimi të bukur të Ramadanit (8’).
Sidoqoftë, Prishtina e Re nuk u doërzua dhe arriti ta barazojë rezultatin falë Ibrahim Kargbos (75’).
Kësisoj, Llapi mbledh 23 pikë në kampionat ndërsa Prishtina e Re një më pak, pra 22 sosh./Telegrafi/